Klosi në Kavajë: Aplikimet për stacionet e plazhit rihapen të hënën, do të zgjasin 5 ditë

spot_img

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një bisedë me operatorët turistikë, hotelierët dhe aplikuesit për stacione plazhi në Kavajë.

Në fjalën e tij, Klosi tha se “me agjencinë tonë të bregdetit do të ndjekim në vazhdimësi gjithë problematikat që kanë të bëjnë me sezonin e plazhit në bashkinë e Kavajës. Në territorin e bashkisë së Kavajës kemi 258 parcela, nga të cilat 133 janë parcela të menaxhuara dhe 55 janë publike. Nga këto parcela 133 të menaxhuara kemi 198 aplikime. Pra më tepër aplikime se parcela. Prej këtyre janë kryer pagesat për 76 parcela,  të miratuara kemi 46 në shërbim nga agjencia kombëtare e territorit kemi 9 për shkak të situatës. Kemi aplikime me mungese të dokumentacionit 15 aplikime të reduktuara kemi 51”.

“Parcela të paaplikuara 42. Pra besoj se detyra që kemi, duke përfituar nga prania e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që do të flasë në parim për situatën dhe pastaj më në detaje për secilën parcelë. Do të kemi mundësinë që ne të qartësojmë shumë mirë situatën, të ndihmojmë të gjithë poseduesit e këtyre parcelave për të marrë përfundimin e dokumentacionit, të ndihmojmë bashkinë të zgjidhë problematikat me pagesën”, – tha Klosi.

Sipas tij. do të ketë një situatë të qetë në harkun kohor të 3-4 ditëve.

“Ajo që është e rëndësishme është të theksoj se parcelat që janë pa aplikime të nxiten qytetarët të aplikojnë. Besoj ditën e hënë do të përfitojnë nga rihapja për një kohë 5 ditore dhe për të plotësuar gjithë sipërfaqen e menaxhuar në bashkinë e Kavajës”, – tha Klosi.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles