Koleksioni i mjeteve historike RETRO zbret në Pogradec/ Rama ndan fotot

spot_img

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Këtë fundjavë në shëtitoren e Pogradecit dhe buzë liqenit, po ekspozohen për herë të parë mjetet e koleksionit historik shqiptar Retro.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga parada e mjeteve ndërsa ftoi qytetarët të vizitojnë Pogradecin.

Flotës së mjeteve të çmuara u janë bashkuar për herë të parë këtë vit edhe koleksionistë nga Shkupi dhe Ohri.

Aktivitetet RETRO që sjellin kulturën e koleksionimit, të restaurimit dhe të ruajtjes së vlerave të mjeteve historike, vijnë shpesh me një program artistik, të ftuar, DJ e balerina duke sjellë festë, kërcime, interes nga çdo brez e moshë dhe duke krijuar një atmosferë të hareshme për qytetarët e vendit dhe turistët.

Të apasionuarit, kalimtarët, turistët e të gjithë kuriozët pas klasikes do të kenë mundësinë t’i shohin dhe të njihen më nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve.

Retro është aty me dëshirën për të shpërndarë këtë pasion e duke e bërë fundjavën një event tejet interesant e për të mos u humbur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles