Ujëvara e Peshturës, xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës

spot_img



TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të promovojë një tjetër destinacion të turizmit natyror në vend.

Kryeministri ndau pamje nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës.

“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës”, tha Rama, ndërsa ndau pamjet.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt Ujëvarës së Peshturës. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles