Spanja heq të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë

spot_img

TIRANË, 28 qershor /ATSH – I. Vata/ Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

Lajmi bëhet i ditur nga Tirana International Airport, ku theksohet se as testi, as vaksina nuk janë të detyrueshme për udhëtim.

“As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun https://www.spth.gob.es/create (individ) https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje). Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjetër PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar COVID-19”, njofton Tirana International Airport./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles