Dhimbjet e kyçeve, nyjeve dhe kockave kanë një ndikim të fortë në lëvizshmërinë e njeriut.
Këto dhimbje, shkaktohen si pasojë e shumë problemeve dhe lëndimeve fizike por mund të nxisin edhe sëmundje të tjera si osteoartriti, reumatizma, e të tjera.
Si Të Minimizoni Dhimbjet e Kockave dhe Kyçeve
Në këtë artikull do të mësoni se si t’i trajtoni këto dhimbje me kura krejt natyrale.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik mundëson lëvizjen e kyçeve, nyjeve dhe kockave. Nëpërmjet tij, muskujt dhe kockat bëhen më të fortë dhe më pak të ndikuara nga inflamacioni. Për më tepër, aktiviteti fizik ndihmon në elasticitetin e kyçeve dhe nyjeve dhe largon dhimbjet.
Ushqimet e Duhura
Ekspertët rekomandojnë konsumin e më shumë ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3. Këtu përfshihen: farat chia, arrat, vaji i ullirit, frutat dhe perimet të cilat ndër të tjera janë të pasura edhe me antioksidantë. Këto ushqime ju ndihmojnë jo vetëm të humbisni në peshë por edhe të zbusni dhimbjet.
Vaji i Ullirit
Vajin e ullirit mund ta ëprdorni për të masazhuar kyçet dhe nyjet dy herë në ditë. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë konsumin e një luge e gjysmë me vaj ulliri në ditë, një sasi që ka të njëjtin ndikim si ibuprofeni.
Suplementët
Përveç ushqyerjes së duhur, ekspertët rekomandojnë konsumin e suplementëve të ndryshëm që mbështesin kockat, nyjet, kyçet dhe muskujt. Ndër suplementët më të mirë ekspertët veçojnë: vitaminën D, kalçiumin dhe magnezin. Këto suplementë mineralesh dhe vitaminash janë të rëndësishme sepse ushqejnë dhe fuqizojnë kockat dhe kyçet.
Përpos kockave, këto suplementë janë të rëndëësishëm edhe për shumë organe të tjera siç janë: truri, zemra, stomaku dhe mëlçia. Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e konsultave mjekësore përpara shfrytëzimit të çdo kure natyrale ose me suplementë. Mjeku duhet të jetë rregullisht i informuar për çdo ndryshim në nivelin e dhimbjes dhe ndikimin e saj në lëvizshmërinë e organizmit/AgroWeb
Top Channel