“Shqipëria, e favorizuar këtë sezon turistik”, Klosi: Riviera shqiptare do të zhvillohet sipas një plani strategjik

spot_img

TIRANË, 20 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se bregdeti, riviera  shqiptare do të zhvillohet sipas një plani strategjik, ku vendin e kioskave do ta zënë investimet e shërbimet cilësore dhe fshatrat turistikë.

Ai tha se shfrytëzimi i vijës bregdetarë duhet parë për një periudhë afatgjatë me projekte të mëdha disa miliona euro pa mbetur peng i kioskave që për dhjetëra vite kanë funksionuar në mënyrë të paligjshme.

I ftuar në një emision televiziv, Klosi tha se ka ardhur momenti të ofrojmë shërbime të organizuara në format e strukturave të mëdha hoteliere apo fshatrave turistikë.

“Ne kemi të gjitha mundësitë që oferta në ato zona të mos jetë një kioskë e cila të ofron çadrat e verës, por duhet të jetë një strukturë hoteliere, aq e bukur sa mendohet të ndërtohet për një investim serioz disa dhjetëra milionë euro që të krijojë atje një pol i cili të prodhojë punësim, ekonomi, të prodhojë të ardhura dhe ai gji aq i bukur atje të prodhojë ekonomi për të gjithë shoqërinë dhe jo të jetë një kioskë që të prodhojë rehati për një familje. Po në radhë të parë po them se një ndërtim pa leje ka ardhur koha t’i lerë vendin një  zhvillimi turistik dhe nuk mund të kemi uzurpim të këtyre destinacioneve”, tha Klosi duke iu referuar zonave bregdetare.

Klosi tha se shifrat e ulta të të infektuarve më COVID-19 na e avantazhojnë këtë sezon.

“Kemi lidhje direkte që vijnë nga vendet e gjirit, pra që fluturojnë nga Dubai, nga Arabia Saudite, çarterat e parë me rusë vijnë këto ditë. Pra kemi destinacione që nuk i kemi pasur. Para pak ditësh ishim në Turqi. Turqia ka një treg të vështirë meqenëse dhe shifrat e të infektuarve nuk i ka të kollajshme dhe kjo besoj do të na krijojë një hapësirë shumë të mirë për konkurrencën këtë vit. Pasnesër vjen çarteri i parë nga Rusia në Shqipëri me turistë rusë, treg që ne nuk e kemi pasur kurrë. E ka patur të gjithë Turqia, e cila këtë vit ka vështirësi dhe mund të kapim një pjesë të tregut”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu, Klosi tha se është gati dhe një protokoll i koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën se si do të funksionojë turizmi në kushtet e pandemisë ende prezente. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles