Veze te mbushura me djathe dhe ereza
INGREDIENTËT
6 vezë
100 gram djathë i bardhë
2 speca gogozhare të skuqura paraprakisht
1 tufë majdanoz
kripë, piper
vaj ulliri
UDHËZIMET
1-Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.
2-Me ndihmën e një piruni shtypni të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
3-Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
4-I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!