Patellxhana ne furre ( Melanzane)
Përbërësit:
1 petë sfoliat drejtkëndore
400 gr patëllxhanë të gjatë
250 gr djathë Scamorza
100 gr djathë parmixhano i grirë
100 gr domate të thata
kripë
piper
vaj ulliri
Pergatitja:
Lani patëllxhanët, hiquni ekstremitetit, më pas pritini në feta rrethore me trashësi 4 mm.
Prisni dhe djathin scamorza në feta të holla si dhe domatet e thata në copa të mëdha.
Merrni një tavë drejkëndore me përmasa 30X20 cm dhe lyejeni me vaj. Pastaj hapni me kujdes petën sfoliat dhe shtrojeni në tavë.
Bëjini disa vrima me anë të një piruni që të mos fryhet gjatë pjekjes. Shtroni mbi petë gjysmën e fetave të patëllxhanëve duke u kujdesur të mos lini hapësira bosh, hidhuni kripë e piper, shtoni gjysmën e domateve të thata, gjysmën e parmixhanos së grirë dhe mbulojeni me feta djathi scamorza; përsëriteni procedurën me fetat e mbetura të patëllxhanëve, kripën, piperin, domatet e thata, parmixhanon e djathin scamorza.
Rregulloni anët e petës sfoliat dhe piqeni në 180 gradë derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.