Panna Cota me luleshtrydhe
Përbërësit:
1 litër qumësht
100 gr sheqer
100 gr xhelatinë
Gjalpë
1/2 karrotë
50 gr xhinxher
1/2 gotë verë e kuqe
1 luleshtrydhe (e ndarë në 4 pjesë)
Udhëzimet:
1-Në një tenxhere vendosni për të zierë dy gota qumësht.
2-Shtoni sheqerin dhe teksa i trazoni shtoni xhelantinën.
3-I përzieni mirë dhe kaloni tri lugë nga masa që sapo përgatitët në një gotë.
4-Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni pakon e gjalpit .
5-Shtoni karrotat, xhinxherin dhe sheqerin.
6-Trazojini mirë dhe shtoni verën.
7-Tani kaloni pak nga masa që përgatitët tek gota prej qelqi.
8-E fusni në frigorifer dhe e lini për 15-20 minuta.
9-Sipër i vendosni luleshtrydhen për dekor.