Mënyra e shpejtë e marinimit të mishit në shtëpi për një shije perfekte
Masa e marinimit përgatitet shumë shpejt, por kërkon kohë në momentin kur mishi marinohet me të, në mënyrë që masa të përthithet sa më mirë.
Hapi i parë
Si fillim duhet të përzgjidhni pjesën e mishit të cilën do të përdorni për recetën tuaj.
Por pjesa perfekte për të marinuar është zona e mishit të fortë ose pjesët e mishit që nuk kanë dhjam të tepërt.
Kur mishin keni disa ditë që e keni blerë, kjo metodë është shumë e mirë për t’i dhënë atij shijen si të ishte i freskët.
Hapi i dytë
Pasi të keni zgjedhur pjesën e duhur të mishit, vendoseni në tavolinë dhe me ndihmën e një thike krijoni disa vrima në të dyja anët.
Ky është një hap i rëndësishëm për marinimin, pasi këto vrima lejojnë depërtimin e erëzave me të cilat do të marinohet mishi.
Marinimi konsiston në bashkëveprimin e lëndëve acidike që përdoren për salcën të cilat thyejnë strukturat e forta të mishit.
Nëse nuk e shponi mishin, atëherë do të marinohet vetëm pjesa sipërfaqësore e tij, ndërsa brenda do të mbesë i thatë.
Ose një mënyrë tjetër para se ta marinoni është që mishin ta prisni hollë në fileto si biftek apo bërxollë dhe ta rrihni me një çekan kuzhine në mënyrë që të mund të përthithë sa më mirë masën e përgatitur për marinimin.
Hapi i tretë
Përgatitja e marinatës klasike me kripë dhe piper. (Masa e mëposhtme është për 3-4 biftekë)
Përbërësit që ju nevojiten janë:
1 lugë çaji e gjysmë me kripë
2 lugë çaji me piper të zi
60 ml ujë
60 ml vaj ulliri
2 lugë gjelle me uthull molle (sipas dëshirës mund të përdorni edhe lëng limoni në vend të uthullës)
Në një tas të madh qelqi shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini me pirun ose me telin e kuzhinës.
Më pas vendosni aty të gjitha copat e mishit, ju këshillojmë që këtë masë ta përdorni përreth 3-4 biftekëve.
Përdorni një furçë kuzhine dhe përpiquni që copat e mishit të jenë lyer mirë me salcën e marinimit.
Kalojini biftekët në një pjatë të sheshtë dhe hidhini përsipër salcën e mbetur.
Mbulojeni pjatën me një qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer nga 2 deri në 24 orë (jo në ngrirje). Ju sugjerojmë që nëse doni shije të fortë atëherë duhet ta lini të marin