Biftek vici me salce limoni
Përbërësit (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona, sasia përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)
8 biftekë mesatar viçi
400 ml lëng mishi
1 kokërr limoni
2 lugë gjelle miell
Pak miell për lyerjen e biftekëve
Majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja Si fillim ju udhwzojmw të rrihni me çekanin e kuzhinën biftekët e viçit.
Hidhuni pak kripë e piper, kalojini në miell nga të dyja anët dhe skuqini në një tigan me vaj nga të dyja anët.
Më pas, largojini nga tigani dhe vendosini në një enë të mbyllur me kapak në mënyrë që biftekët të qëndrojnë të butë.
Më pas, në tiganin ku kemi skuqur biftekun shtoni miellin, kaurdiseni sa të marrë një ngjyrë të artë dhe më pas shtoni lëngun e mishit nga pak e nga pak duke e trazuar pa ndërprerje në mënyrë që salca të mos bëhet me kokrriza.
Vijoni ta përzieni salcën dhe shtoni gjithashtu edhe lëngun e limonit, si dhe lëkurën e limonit të grirë grirë hollë. Lëreni derisa salca të trashet duke e rregulluar me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.
Shtoni aty biftekët që keni skuqur dhe keni lënë mënjanë dhe lërini bashkë me salcën në zjarr të ziejnë përreth 5-6 minuta në mënyrë që biftekët të marrin shijen e salcës së limonit dhe më pas janë gati për t’u servirur.