Panna cotta me luleshtrydhe Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e pëlqyeshm…

spot_img

Panna cotta me luleshtrydhe 🍓

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e pëlqyeshme nga të gjithë e që nuk ka munguar në ditarin tim elektronik të recetave.
Megjithatë po e shkruaj mënyrën se si e kam përgatitur kësaj here.

500 ml pana ëmbëlsirash
100 ml qumësht
100 g sheqer
2 fleta të mëdha xhelatinë (6 – 8 g xhelatinë)
Vanilje
200 g luleshtrydhe
50 g sheqer
1/2 limon
1 fletë xhelatinë ose 50 g niseshte ↗️ Pana dhe qumështi me sheqerin nxehen dhe në të shtohet xhelatina e zbutur paraprakisht në ujë të ftohtë.
Hidhet në forma pasi ftohet pak dhe vendoset në frigorifer. 🍓 Përgatitja e luleshtrydheve: ↗️ Vendosim në tenxhere luleshtrydhet e prera, me sheqer dhe një filxhan kafe ujë (frutat me sheqer përgatitini të parat dhe lerini të pushojnë ndërkohë që përgatisni panna cottën, kështu frutat lëshojnë lëngun e vet dhe përgatiten më lehtë). ↗️ Në temperaturë mesatare i lëmë të ziejnë pak dhe kalojmë me mixer. Shtojmë xhelatinën (nëse përdorni niseshte hidhini së bashku).
Pergaditur nga @brikena_dishes
@recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles