Tortelini me perime të pjekura dhe salcë pesto të freskët Kjo recetë me torteli…

spot_img

Tortelini me perime të pjekura dhe salcë pesto të freskët

Kjo recetë me tortelini është shumë praktike sa herë që doni të shijoni diçka të shijshme. Për më shume shije, peston duhet ta përgatisni vetë. Recetën e kësaj salce mjafton ta kërkoni në faqen e Nepsit.
INGREDIENTËT

2 kungulleshka
2 speca të kuq
1 qepë e kuqe e prerë në rrathë
200 gram kërpudha
200 gram pomodorini
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpi hudhra
1 pako tortelini të gatshme
150 gram spinaq
1 filxhan pesto e bërë në shtëpi
Kripë, piper
UDHËZIMET

1
Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine dhe vendosni në të kungujt, specat, qepën dhe kërpudhat.

2
Përveç qepëve që duhen prerë në rrathë, të tjerat i prisni në copa të vogla.

3
Shtoni edhe domatet, spinaqin, hudhrën.

4
I shtoni sipër kripë, piper dhe vaj ulliri. I përzieni mirë.

5
I fusni në furrë për 10-15 minuta.

6
Teksa perimet po gatuhen, zieni në një tenxhere me ujë dhe kripë tortelinit.

7
I kaloni më pas në një tas të madh, sipër shtoni perimet, peston, kripë dhe piper. I përzieni mirë.

8
Shërbejini të ngrohta duke i shtuar sipër djathë parmexhano të grirë imët.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles