Sallate me laker bruksel
INGREDIENTËT
2 pako lakra brukseli ( të lara shumë mirë)
120 domate qershizë
1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
2 karota të prera imët
1 tufë borzilok i freskët
Për salcën: ¼ filxhan me majonezë, ¼ filxhan me vaj ulliri, ¾ lugë gjellë me kripë, 1 thelpi hudhër e grimcuar, lëngu i 1 limoni
UDHËZIMET
1
Lakrat e brukselit do t’i zieni për 5 minuta dhe më pas do i kulloni duke i shpëlarë me ujë të ftohtë sipër.
2
Më pas i ndani përgjysmë dhe i kaloni në një tas. Sipër i shtoni domatet e prera përgjysmë, qepën, karotat dhe borzilokun e prerë imët.
3
Për të përgatitur salcën mjafton të përzieni të gjithë përbërësit e saj dhe t’ia shtoni sipër sallatës.
4
I trazoni mirë në mënyrë që salca të kombinohet me të gjithë përbërësit. Sallata është gati, ju bëftë mirë!