Torta e shtëpisë me petë, e preferuara e Napoleon Bonapartit
E njohur ndryshe me emrin Mille Feuile (Një Mijë Fletët), kjo ëmbëlsira është specialitet i vjetër i kuzhinës franceze, dhe madje kjo ëmbëlsirë thuhet se është e preferuara e perandorit të famshëm francez, Napoleon Bonapartit.
Kjo tortë ështue përgatitur prej dekadash edhe në pastiçeritë shqiptare apo nga amvisat vet në shtëpitë e tyre.
Nga të gjitha tortat që përgatiteshin për festa të ndryshme apo dhe ditëlindje, më e preferuara ka qenë ajo me peta.
Përveçse ka një shije perfekte dhe të freskët ajo përgatitet shumë lehtë. Ju sjellim mënyrën më të thjeshtë për ta përgatitur në shtëpi, në mënyrë që ta shijoni kurdoherë. Përbërësit
1 petë sfoliatë
Për kremin e pastiçerisë
120 g miell 00
200 g sheqer
2 g kripë e imët
10 të verdha vezësh
200 g qumësht
100 g ajkë qumështi
300 g ujë
Një lugë çaji me vanilje
Për dekorim nevojitet pak sheqer pluhur
Përgatitja
Për të përgatitur tortën e shtëpisë me petë, hapi i parë është pjekja e sfoliatës.
Ju këshillojmë që petën ta nxirrni nga frigoriferi dhe ta lini në temperaturë ambienti përreth 15-20 minuta.
Në tavolinë, pasi ta keni pastruar mirë, vendosni petën e sfoliatës dhe me ndihmën e një thike ndajeni në tri pjesë të barabarta.
Me petës filloni dhe hapini të tria petët, kini kujdes që përsëri të jenë të barabarta.
Pasi t’i keni hapur petët, vendosni në një tavë letër kuzhine dhe futini për t’i pjekur në furrë të para ngrohur në 190 gradë për 10 minuta.
Pasi të ketë kaluar koha e duhur, ulni temperaturën e furrës në 170 gradë dhe piqini dhe për 30 minuta.
Me këtë metodë peta do të thahet plotësisht, dhe torta do të jetë krokante, me ngjyrë të artë dhe pa lagështi të tepërt.
Gjithsesi ju sugjerojmë që ta kontrolloni herë pas here, pasi pjekja mund të ndryshojë në sajë të furrës që po përdorni.
Kremi i pastiçerisë
Ndërkohë filloni përgatitjet e kremit të pastiçerisë. Ju këshillojmë që në një tas të hidhni miellin, sheqerin dhe kripën, pasi t’i keni trazuar, shtoni