Panna cotta me luleshtrydhe Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e pëlqyeshm…

spot_img

Panna cotta me luleshtrydhe 🍓

Kjo është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e pëlqyeshme nga të gjithë e që nuk ka munguar në ditarin tim elektronik të recetave.
Megjithatë po e shkruaj mënyrën se si e kam përgatitur kësaj here.

500 ml pana ëmbëlsirash
100 ml qumësht
100 g sheqer
2 fleta të mëdha xhelatinë (6 – 8 g xhelatinë)
Vanilje
200 g luleshtrydhe
50 g sheqer
1/2 limon
1 fletë xhelatinë ose 50 g niseshte ↗️ Pana dhe qumështi me sheqerin nxehen dhe në të shtohet xhelatina e zbutur paraprakisht në ujë të ftohtë.
Hidhet në forma pasi ftohet pak dhe vendoset në frigorifer. 🍓 Përgatitja e luleshtrydheve: ↗️ Vendosim në tenxhere luleshtrydhet e prera, me sheqer dhe një filxhan kafe ujë (frutat me sheqer përgatitini të parat dhe lerini të pushojnë ndërkohë që përgatisni panna cottën, kështu frutat lëshojnë lëngun e vet dhe përgatiten më lehtë). ↗️ Në temperaturë mesatare i lëmë të ziejnë pak dhe kalojmë me mixer. Shtojmë xhelatinën (nëse përdorni niseshte hidhini së bashku).
Gjithçka është gati, duhet thjesht të zgjidhni kombinimin tuaj.
Ëmbëlsira kërkon mjaftueshëm kohë në frigorifer para se të konsumohet.

Për të bërë formën si ne foto:
Mënyra kërkon pak impenjim dhe durim 😉. Vendoset forma pjerrtas, hidhet një pjesë (e bardhë ose e kuqe sipas dëshirës), vendoset në frigo. Kur ajo ngrin, e vendos pjerrtas nga krahu tjetër. Pret sërish sa të mpikset dhe në fund plotëson pjesën e mbetur. 🤗🤗 Receta e derguar nga @brikena_dishes , mos hezitoni dhe na dergoni dhe ju recetat tuaja në @recetagatimi_shqip

Ju befte mire

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles