Sallate e shpejte me rukola dhe gorgonzola
INGREDIENTËT
100 gr rukola
2 dardhë
4 lugë sheqer
10 lugë uthull balsamike
3 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper
200 gr gorgonxola
4 lugë thelpinj arrash
UDHËZIMET
1
Lani rukola-n, thajeni dhe shpërndajeni nëpër pjata. Lani dardhët dhe pritini në 8 thela.
2
Karamelizoni sheqerin në një tigan duke e njomur me uthull balsamike, shtoni copat e dardhës dhe gatuajini për 2 minuta.
3
Hiqni tiganin nga soba dhe lëreni të ftohet për pak kohë. Më pas hidhini copat e dardhës dhe salcës mbi rukola. Shtoni copat e gorgonxolës, dekorojini pjatat me arra dhe servirini.