Karkaleca të pjekur me hudhra e mjaltë. Super recetë, super shije!
I gjithë sekreti qendron tek marinimi i karkalecave.
INGREDIENTËT
½ filxhan me mjaltë
6 lugë gjelle salcë soje
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpi hudhra
½ lugë çaji spec të kuq pluhur
36 karkaleca të pastruar e qëruar
Qepë e njomë e grirë imët ose majdanoz për servirje
UDHËZIMET
1
Në një tas bashkoni mjaltin, salcën soje, vajin e ullirit, hudhrat dhe specin e kuq pluhur. I përzieni mirë të gjitha bashkë.
2
Brenda kësaj maske shtoni karkalecat. I trazoni me dorë që të marinohen mirë.
3
E mbështillni tasin me një qese kuzhine dhe e lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.
4
Më pas karkalecat mund t’i piqni në një skarë ose në furrë për 5 minuta në 180 gradë.
5
Mos harroni të shtroni një letër kuzhine në tavë paraprakisht. Këto karkaleca do ju shijojnë kaq shumë me pak qepë të njomë sipër ose majdanoz!