Spaghetti kremoze me fileto pule dhe asparagus! INGREDIENTËT 2 gjokse pule 1 p…

spot_img

Spaghetti kremoze me fileto pule dhe asparagus!

INGREDIENTËT

2 gjokse pule
1 pako spaghetti
2 lugë gjelle vaj ulliri
4-5 asparag
Kripë, piper të zi
Për salcën:
3/4 filxhan me djathë parmixhano
1 qepë e vogël e grirë imët
3 thelpi hudhra
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper të zi pluhur
2 lugë gjelle gjalpë
2 filxhanë me qumësht
1/5 filxhan me ujë nga zierja e makaronave
3 lugë gjelle miell
UDHËZIMET

1
Zieni spaghettit në një tenxhere me ujë e kripë përreth 6 minuta.

2
Lani mirë asparagët, i ndani përgjysmë dhe i lini mënjanë.

3
Grini imët qepët dhe hudhrat.

4
Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj ulliri skuqni filetot e pulës të ndara në shirita të hollë. I marinoni me kripë e piper. Kur të jenë skuqur i lini mënjanë.

5
Në të njëjtin tigan shtoni sërish 1 lugë gjelle me vaj ulliri dhe gjalpin. Vendosni qepët për të skuqur dhe pas 1 minute shtoni edhe hudhrat. Shtoni miellin dhe i përzieni mirë.

6
Më pas shtoni qumështin, ujin, erëzat, kripën dhe i përzieni sërish mirë. Lëreni salcën për 2-4 minuta derisa të trashet pak.

7
Tek ena ku latë fileton e pulës shtoni djathin parmixhano dhe asparagun. Tani ia shtoni masën makaronave që keni zierë më parë.

8
Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni mirë spaghettit. Shërbejeni të ngrohtë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles