Varka me perime!
Për këtë recetë ju nevojiten:
1 bukë si në foto
6 vezë
1 lugë gjelle qumësht
Speca të prerë imët
Kërpudha të prera imët
1 lugë gjelle qepë e kuqe e grirë imët
½ filxhan me mozzarella e grirë imët
Pak majdanoz i freskët
Domate qershizë për servirje
kripë, piper
Tek veza e rrahur shtoni kërpudhat, specat, djathin, qepën, kripë, piper, qumështin.
I hiqni bukës tulin e brendshëm
Brenda shtoni masën me vezë
Sipër i shtoni djathin e mbetur. E fusni në furrën e parangrohur për 35 minuta në 200 gradë. Në fund e servirni sipër me domatet e ndara përgjysmë dhe pak majdanoz. Ju bëftë mirë!