Muffins me cokollate
INGREDIENTËT
1 çokollatë e zezë
3 lugë gjelle gjalpë
¾ filxhan me sheqer
1/3 filxhan me kakao pluhur
2 gota miell
1 lugë gjelle pluhur pjekës
¼ lugë çaji me sodë pjekjeje
½ lugë çaji me kripë
1 gotë e gjysmë me qumësht
3 lugë gjelle vaj luledielli
1 vezë
1 e verdhë veze
1 ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
½ filxhan me copëza çokollate
UDHËZIMET
1
Parangrohni furrën në 200 gradë. Në një tas bashkoni çokollatën me gjalpin dhe i shkrini për 30 sekonda në mikrovalë.
2
Kur ta shihni që janë shkrirë plotësisht, i lini mënjanë.
3
Në një tas përzieni kakaon pluhur dhe sheqerin. Shtoni miellin, pluhurin pjekës, sodën dhe i trazoni të gjitha.
4
Në një enë tjetër bashkoni qumështin, vajin, vezën dhe të verdhën e vezës, vaniljen dhe i përzieni mirë.
5
Tani bashkoni të gjitha masat në një të vetme.
6
I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Ndajeni në format specifike për mufins.
7
I fusni në furrë të piqen për 15-18 minuta. Shijojini!