Sallate greke me miser dhe avokado
Plot ngjyra, jetë dhe shije kjo sallatë!
INGREDIENTËT
2 filxhanë me misra të gatshëm
4 kastraveca të vegjël
4-5 domate qershizë
1 avokado e prerë imët
½ qepë e kuqe e prerë imët
½ filxhan me ullinj
1 copë djathë të bardhë dhie
Për salcën:
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull të bardhë
1 lugë gjelle mjaltë
½ lugë gjelle mustardë
3-4 gjethe të freskëta menteje
Kripë, piper të zi të freskët
UDHËZIMET
1
Në një enë përzieni gjithë përbërësit e salcës dhe e lini mënjanë.
2
Ndërkohë në një tas të madh bashkoni misrat, kastravecat e prerë në kubik, domatet e ndara përgjysmë, qepën, avokadon e prerë në shirita të hollë, ullinjtë dhe djathin e thërrmuar.
3
Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni të gjitha bashkë.
4
Sallata është gati, shijojeni!