Pasta ne furre me djathe te shkrire INGREDIENTËT 1 pako makarona (modeli sipas…

spot_img

Pasta ne furre me djathe te shkrire

INGREDIENTËT

1 pako makarona (modeli sipas dëshirës)
2 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
1 lugë çaji mustardë
1 gotë qumësht
150 gram djathë gouda
2 lugë gjelle salcë domatesh (mundësisht e bërë vetë).
Kripë, piper
UDHËZIMET

1
Si fillim vendosni për të zierë makaronat me metodën e zakonshme në një tenxhere me ujë e kripë.

2
Në një tigan skuqni gjalpin. Menjëherë shtoni miellin dhe e përzieni mirë. Në fund shtoni qumështin dhe trazojeni sërish që të mos krijohen kokrriza.

3
Shtoni mustardën, pak kripë e piper.

4
Pasi makaronat të kenë zierë i shtroni në një tavë. Sipër i shtoni salcën që përgatitët dhe i trazoni mirë.

5
Shtoni salcën e domateve në sipërfaqe dhe në fund djathin gouda të grirë imët.

6
E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles