Spinaq, proshut pule dhe molle INGREDIENTËT 2 mollë jeshile 1 filxhan kafe lën…

spot_img

Spinaq, proshut pule dhe molle

INGREDIENTËT

2 mollë jeshile
1 filxhan kafe lëng limoni
3 qepë të njoma
150 gram proshutë
300 gram spinaq
Për salcën
gjysmë filxhani me vaj ulliri
1 mollë
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle mustardë
1 tufë majdanoz
Borzilok
3 lugë gjelle uthull
UDHËZIMET

1
Fillimisht e lajmë spinaqin me ujë të bollshëm dhe më pas e presim me duar në copa të mëdha.

2
Pastaj presim mollët në feta të holla me gjithë lëkurë. Në një tepsi shtrojmë proshutën dhe e pjekim për 10 minuta në 180 gradë.

3
Në një blender rrahim të gjithë përbërësit që nevojiten për salcën.

4
Në një enë qelqi përziejmë spinaqin, mollët dhe qepët e njoma të prera hollë.

5
Në fund i hedhim salcën e përgatitur dhe e shoqërojmë me proshutën e pjekur më parë. Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles