Torta Mimoza
INGREDIENTËT
250 gram sheqer
140 gram miell
120 gram niseshte patatesh
8 vezë
1 pako me vanilje
Pak kripë
Lëkura e një limoni
Për kremin e pastiçerisë:
5 të verdha vezësh
175 gram sheqer
500 ml qumësht
125 ml pana
55 gram niseshte misri
1 pako me vanilje
Për sherbetin që do lagni pandispanjën:
130 gram ujë
75 gram sheqer
UDHËZIMET
Rrihni vezët në një tas të madh.
Shtoni sheqerin, kripën dhe i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.
Mielli dhe niseshteja siten dhe hidhen pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.
Shtoni lëkurat e grira të limonit. Lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe më pas shtohet masa.
E fusni në furrë përreth 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius dhe më pas e lini të ftohet.
Tani përgatisim kremin. Në një tas hidhni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe filloni i rrrihni me tel kuzhine.
Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.
Në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen. Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.
Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.
Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.
Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet t’i përzieni ngadalë gjatë gjithë kohës.
Kur masa të fillojë që të trashet ngadalë largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet.
Kur të jetë ftohur pandespanja ndajeni në tre shtresa, njëra pak më e hollë se dy të tjerat.
Hiqeni me kujdes koren e jashtme shtresës më të hollë dhe priteni me thikë në kubikë jo shumë të vegjël.
Njërën nga pandispanjat lageni me përzierjen e ujit dhe sheqerit dhe mbulojeni me një pjesë të kremit të pastiçerisë.
Sistemojini përsipër pandespanjën tjetër dhe lyejeni të gjithën, edhe anash, me kremin e mbetur.
Në këtë fazë hidhini përsipër thërrimet