Vaj ulliri me kripë dhe trajtimet e tjera për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

spot_img

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin, vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut.

Gratë e zonës së Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e tyre prej mijëra vitesh. Një nga perëndeshat e bukurisë që e përdor vajin e ullirit për lëkurën e fytyrës çdo ditë është Sofia Loren. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të shfrytëzoni mirësinë e vajit të ullirit për shëndetin e lëkurës.

Vaji i Ullirit me Kripë për Pastrimin e Lëkurës
Vaji i ullirit e zbut dhe ushqen lëkurën në mënyrë natyrale. Ai është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e thata. Për një solucion pastrues të mirë përzieni gjysëm filxhani çaji me vaj ulliri me një lugë gjelle me kripë deti të bluar imët. Këtë solucion mund ta përdorni jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin. Për një aplikim më ushqyes, përzieni një çerek filxhani me sheqer, një lugë gjelle me lëng aloe vera dhe vaj ulliri. Përziejini mirë dhe pastën vendoseni në lëkurë, fërkojeni mirë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Maskë Me Vaj Ulliri
Një nga maskat më të mira për fytyrën është ajo me mjaltë, vezë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përzieni një lugë çaji me vaj ulliri me një lugë çaji me mjaltë dhe të verdhën e një veze. Maskën vendoseni në fytyrë dhe në qafë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Ushqyerje Për Lëkurën
Vaji i ullirit mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën e thatë. Mjafton të lyeni lëkurën me pak vaj të tretur në pak ujë dhe vendoseni në fytyrë. Vaji i ullirit është shumë i pasur me antioksidantë dhe do të stimulojë prodhimin e kolagjenit.

Krem Nate Me Vaj Ulliri
Përzieni gjysëm filxhani me vaj ulliri me të njëjtën sasi uji dhe uthulle molle. Kremin mbajeni gjithë natën. Ky krem do ta zbusë lëkurën, do i japë asaj shkëlqim dhe do të zgjidhë problemet me njollat.

Vaji i Ullirit si Tonik
Vaji i ullirit ka përmbajtje të lartë të vitaminës E. Aplikimi i tij në lëkurë konsiderohet si një nga tonikët më efikasë kundër plakjes. Aktorja e famshme Sofia Loren konsumon dy lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër ulliri në ditë. Sipas saj, vaji i ullirit është një nga sekretet e paraqitjes fantastike të saj./AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles