Shqipëri-Turqi, forcim i bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit

spot_img

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit. Kjo u theksua në takimin e zhvilluar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti,  me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Ersoy në Ankara gjatë vizitës dy ditore që Kryeministri Rama dhe disa ministra po zhvillojnë në Turqi.

Në një prononcim për ATSH, ministri Klosi tha se “në një vizitë zyrtare nën drejtimin e kryeministrit në Ankara patëm takim me të gjithë homologët tanë dhe pata një takim shumë të frytshëm me ministrin turk të kulturës dhe turizmit i cili është një njohës i mirë i të dyja fushave”.

“Në takim diskutuam për zbatimin e marrëveshjes që ne kemi nënshkruar së bashku ndërmjet dy institucioneve tona në Gjirokastër në prillin e këtij viti,.marrëveshje të cilat do të vazhdojnë të diskutohet dhe të ndiqen hap pas hapi. Kërkon që të zbatohet një program i përbashkët përsa i përket shkëmbimeve të eksperiencave shqiptare dhe turke në fushën e turizmit, përgatitjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë për të qenë një partner në konkurrencën e rajonit por edhe në shkëmbimin e eksperiencave dhe të  praktikave me një institucion shumë të rëndësishëm të turizmit në Turqi, siç është Agjencia turke e promovimit të Turizmit”, tha Klosi.

Pikë tjetër e marrëveshjes sonë, vijoi ai, është shkëmbimi i praktikave dhe eksperiencave në kuadër të kualifikimit të stafeve që punojnë në botën e turizmit dhe marrjen e një eksperience të jashtëzakonshme që shteti turk ka krijuar në dekadat e fundit për shërbimet në fushën e turizmit dhe krijimin e kushteve të përbashkëta në trajtimit .

“Z Ersoy si një njohës shumë i mirë i biznesit të turizmit në rajon, kërkoi që të zhvillohet një takim i përbashkët i operatorëve turistikë shqiptarë dhe turk në Stamboll brenda verës së këtij viti për të parë eksperiencat e të dy vendeve tona për të vendosur kontakte në botën e agjencive turistike dhe në shkëmbimin e eksperiencave për të pasur paketa të përbashkëta turistike për më shumë vizitorë nga Shqipëria në Turqi, por po ashtu për të njohur shumë më tepër biznesi turk Shqipërinë si një destinacion turistik pasi realisht është rritur kërkesa e operatorëve turistikë që të vijnë më shumë në Shqipëri.  Gjithashtu me z, Ersoy premtoi takime me më shumë biznesmenë të investimeve të hotelerisë me shumë emër në Turqi, për të parë Shqipërinë si një opsion real për të investuar në hoteleri dhe në industrinë e re që po krijojmë në Shqipëri, që është industria e turizmit blu kaq atraktive në rajon”, deklaroi ministri Klosi

Ai shprehu besimin se “brenda korrikut një grup ekspertësh nga Ministria e Turizmit të Turqisë do të vijë në Shqipëri për të parë mundësitë reale të investimeve të investitorëve turk që pastaj  në një takim të përbashkët të investitorëve në të dyja shtete tona të kenë mundësinë që të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin mundësitë reale të investimit duke përfituar edhe nga paketat shumë e mirë e nxitjes së investimeve në hotelet me 4-5 yje që qeveria shqiptare ka miratuar”.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha për ATSH se “pas vizitës që ministri Ersoy pati pak kohë më parë në Shqipëri ku pati mundësinë të vizitonte disa nga qendrat me potencial zhvillimi turistik e kulturor, si Gjirokastra, u takuam për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit të mëtejshëm”.

Pas takimit Ersoy-Margariti u nënshkrua “Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore”, i përgatitur për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe për të forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“E filluam të gjithë takimin me përditësimet më të fundit pas nënshkrimit të marrëveshjes tonë në janar, por këtu në Ankara për projektin dhe restaurimin e Xhamisë të Plumbit në Shkodër. Tashmë pala turke ka mbaruar të gjitha procedurat e saj si teknike dhe ashtu edhe të pjesës së përzgjedhjes së nënkontraktorit dhe në fund të qershorit do të kemi grupin e teknikëve që do të vijnë në Shqipëri për të filluar implementimin dhe të gjithë procesin për ngritjen e kantierit”, tha ministrja për ATSH.

“I kemi kërkuar që të zgjerojmë fushën e bashkëpunimit për këtë marrëveshje duke e zgjeruar më tepër për një ndërhyrje edhe në parkun për rrethe xhamisë që mos të kemi vetëm një ndërhyrje në objekt, dhe zgjidhjen përfundimtare të përmbytjes  së  zonës që është një problematikë që lidhet edhe me më shumë zona për rreth”.

“Ndërkohë marrëveshja që nënshkruam sot është një marrëveshje që vjen pas protokollit që firmosëm së bashku në Gjirokastër. Kjo është një marrëveshje për një projekt konkret. Do të ngrejmë një grup të përbashkët pune me ekspertë që do të hartojnë përcaktimin e një zone dhe të ndërhyrjeve të nevojshme në zona historike”, tha Margariti për ATSH .

Ajo shtoi se “do të fillohet me Beratin dhe Gjirokastrën dhe të bëjmë të njëjtën ndërhyrje sic është bërë në Dhërmi Vuno, në qendrat historike si në Vlorë, në Korçë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles