Pickimet e grerëzave/ Trajtimet natyrale dhe mënyrat si t’i mbani larg

spot_img

Prej pickimit dhe panikut që përhapin, grerëzat janë shqetësuese për të mëdhenj dhe të vegjël.

Për më tepër, ato përbëjnë një rrezik jete serioz për njerëzit që janë alergjikë ndaj pickimit të këtyre insekteve fluturuese.

Përse Pickojnë Grerëzat?
Grerëzat pickojnë në momentin që ndihen të kërcënuara. Ndryshe nga bletët, grerëzat mund të sulmojnë viktimën e tyre më shumë se një herë. Shanset për pickim janë tepër të larta nëse njeriu qëndron pranë folesë së tyre apo përpiqet t’i largojë ato me forcë. Thumbi i grerëzave është i mbushur me helm, që shkakton jo vetëm dhimbje, por edhe reagime alergjike me pasojë jetën. Nëse personi ka alergji ndaj pickimit, ai mund të përballet me një shok anafilaktik që është një gjendje kërcënuese për jetën. Trajtimi i vetëm në këtë rast është një injeksion adrenaline ose ultrakorteni.

Si Të Trajtoni Pickimin E Grerëzës
Gjëja e parë që duhet të bëni pas një pickimi është që të hiqni thumbin nga lëkura duke përdorur thonjtë, piskatore vetullash ose cepin e një karte plastike. Ekspertët thonë se përdorimi i monedhave apo unazave të floririt pa hequr thumbin, shkakton përhapjen e helmit. Pas heqjes së thumbit, lajeni zonën me ujë dhe sapun dhe vendosni një kompresë të ftohtë me akull të cilën duhet ta mbani për 10 minuta. Kruarja e fortë e zonës së enjtur mund të rrisë rrezikun e një infeksioni.

Si Të Shmangni Pickimin Nga Grerëza
Ekspertët rekomandojnë shmangien e parfumeve të rënda që tërheqin insektet. Shmangni rrobat me ngjyra të ndezura dhe mbi të gjitha qëndroni të qetë nëse një grerëz ju afrohet. Lëvizjet e panikosura do t’ju bëjnë shënjestër më tërheqëse për grerëzat. Vetëm në këtë rast duhanpirësit kanë një përfitim, pasi grerëzat largohen nëse i afron cigaren e ndezur ose ndaj tyre lëshohet shtëllunga e tymit të cigares.

Si Të Shmangni Afrimin e Grerëzave Në Shtëpi
Pastroni sa më shpesh koshat e plehrave, duke qenë se grerëzat tërhiqen pas sheqerit dhe karbohidrateve. Kur gatuani mbyllni dyert e kuzhinës dhe mbajeni gjithmonë shtëpinë të pastër. Shmangni mobiljet shumëngjyrëshe në kopështin tuaj sepse tërheqin grerëzat.

Masat Parandaluese Kundër Grerëzave
Vaji esencial i nenexhikut pengon hyrjen e grerëzave në shtëpinë tuaj. Mjafton të spërkatni disa zona të shtëpisë me vaj nenexhiku dhe grerëzat do të qëndrojnë larg. Në shtëpi ju mund të ngrini edhe kurthe kundër grerëzave. Një prej tyre është shërbeti të cilin mund ta hidhni në një shishe plastike të ndarë në dysh. Pjesën e grykës mund ta vendosni kokëposhtë në pjesën tjetër të shishes duke formuar një hinkë të mirëfilltë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles