Gjatë vitit që shkoi, përshtatja me izolimin në shtëpi ishte tepër sfiduese, por tani, një vit më pas, ne jemi përshtatur me këtë mënyrë jetese. Ekspertët thonë se kur t’i rikthehemi zakoveve dhe rutinës së mëparshme, shumë prej nesh mund të përjtojnë ankth.
Sipas ekspertëve, ekziston një arsye se pse mund të ndiheni të shqetësuar rreth ndryshimeve që lidhen me rikthimin në ‘normalitet’. “Periudha e gjatë të izolimit, mund të rrisë ankthin shoqëror dhe kjo është e natyrshme”, tha Leslie Adams, terapiste në Spitalin Qendror DuPage të Mjekësisë Northwestern. “Mesazhi ka qenë, ‘qëndro larg njerëzve’,” shpjegoi Adams. “Kjo shkon në kundërshtim me vetë natyrën tonë, e cila është e lindur për të jetuar në bashkësi.”
Ne kemi humbur format delikate të komunikimit në procesin e “mbijetesës” gjatë pandemisë, të cilat përfshijnë kontaktin me sy, shenjat e fytyrës dhe gjuhën e trupit. Prandaj ekspertët mendojnë se njerëzit do ta kenë të vështirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, tu rikthehen takimeve shoqërore dhe personale. Ne do të vërejmë të gjitha gjërat që nuk jemi në gjendje të shohim ose dëgjojmë gjatë bisedave telefonike, prandaj shqisat tona do të mbingarkohen duke shkaktuar pa rehati.
Si ta përballojmë ankthin shoqëror të shkaktuar nga pandemia?
Ekspertët thotë se metoda më e mirë që terapistët përdorin për të trajtuar njerëzit me ankth është terapia e ekspozimit. Pra, sa më shumë që ekspozohemi në një situatë të caktuar, aq më shumë mendja dhe trupi ynë përshtaten me të. Kjo duhet bërë në një mënyrë graduale dhe me mbështetje nga të tjerët nëse është e nevojshme. Fillimisht qëndroni në grupe të vogla njerëzish dhe me kalimin e kohës krijoni grupe më të mëdha.
Gjithashtu ekspertët sugjerojnë të shpërbleni veten tuaj kur bëni gjëra që mund të jenë të vështira për ju. Një këshillë tjetër është të jesh i mirë me veten dhe ta merrni këtë ndryshim me qetësi. Përshembull nëse jeni në ankth për të pranuar disa ftesa shoqërore, thjesht shkoni në një ose dy. Ka qenë një vit tepër i vështirë për të gjithë. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë, duke mësuar të lundrojmë në këtë botë të re, kështu që të gjithë kemi nevojë për pak mirëdashësi teksa mësojmë se si të ecim dhe të vrapojmë përsëri./AgroWeb
Top Channel