Një omëletë ndryshe nga të tjerat; me shparguj të cilët përveçse të shijshëm janë dhe shumë të shëndetshëm.
Përbërësit
- 12 shparguj (të pastruar)
- 8 vezë
- djathë kaçkavall (i grirë)
- trumëz
- vaj ulliri (ekstra i virgjër)
- kripë
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj omëlete, ziejini shpargujt për 6-8 minutat, më pas prejini në rrethore.
2
Rrihni vezët dhe aromatizojini me gjethet e 2 degëve trumzë, një lugë kaçkavall dhe pak kripë.
3
Përgatisni 2 omëleta: Hidhni në tigan gjysmën e vezëve me pak vaj; sapo të fillojë të forcohet, hidhini shpargujt dhe anojeni pak duke i dhënë goditje të lehta tek bishti, bëjeni që të rrotullohet rreth vetes.
4
Mbajeni të ngrohtë këtë dhe përgatisni omëletën e dytë. Shërbeni një gjysmë omëlete për person, të prerë në copa.
Post Views:
852