Byrek me presh

spot_img

Menyra me thjeshtë për përgatitjen e byrekut me presh.

Përbërësit

  • 500-600 gram miell
  • 1 kg presh
  • 2 vezë
  • 50 gram gjalpë
  • 2-3 lugë gjelle ajkë qumështi
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë vaj luledielli
  • pak kripë.

Udhëzimet

  1. Preshin e lajmë mirë, e pastrojmë dhe e grijmë imët.
  2. E kulloni dhe më pas e skuqni në një tigan me pak vaj dhe pak kripë.
  3. Ndërkohë në një tas rrihni vezët me ½ e sasisë së qumështit. Shtojani preshit sapo ky i fundit të zbutet.
  4. Ajkën, gjalpin dhe qumështin e ngrohtë i përzieni bashkë veçmas derisa të shkrihen tërësisht.
  5. Gjysmën ia shtoni preshit në tigan. E përzieni mirë dhe e hiqni preshin nga zjarri.
  6. Tani përgatismin brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes krijoni një hapësirë, shtoni 1 lugë çaji kripë dhe shtoni 500 ml ujë të vakët gradualisht.
  7. Punojeni mirë masën derisa të arrini një brumë kompakt.
  8. Brumin ndajeni në 6 kuleçë të vegjël.
  9. Petët formojeni me 3 kuleçë. I hapni pak në fillim dhe i radhisni sipër njëri-tjetri duke i shtuar vaj.
  10. Vendoseni petën e parë në tepsi. Hapeni në gjithë sipërfaqen. Shtroni mbushjen që përgatitët dhe e hapni mirë.
  11. Tani përgatisni petën tjetër sërish me 3 kuleç.
  12. Në fund i shtoni sipër masën që ju mbeti me ajkën e qumështit.
  13. E fusni në furrrë për 45 minuta në 220 gradë.
  14. Sapo të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një letër kuzhine në mënyrë që të kullojë pak.
  15. Ju bëftë mirë!



Post Views:
1,101

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles