Një nga gjërat bazë që duhet të dini në gatim është se si të gatuani frutat e detit (krahas pastrimit të peshkut, por kjo është për një tjetër postim).
Midhjet janë ndër gatimet më popullore, dhe me të drejtë, pasi jo vetëm janë të shijshme, por edhe të thjeshta për t’u gatuar. Mos u trembni nga guaska e tyre e zezë, pasi nën veprimin e zjarrit, midhjet “dorëzohen” vetë për ju.
Përbërësit (për 6 veta)
1.2 kg midhje
4 lugë vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
Gjysmë gote verë e bardhë
Kripë e piper
Lëngu i një limoni
Përgatitja
- Kruajini mirë guaskat e midhjeve, lajini dhe shpëlajini disa herë. Vendosni në zjarr një tigan të mesëm me vaj dhe hudhrën e shtypur.
- Pas 1 minute shtoni midhjet dhe çojeni pak flakën. Kriposini, hidhuni piper dhe lagini me verë.
- Mbulojini midhjet me kapak dhe lërini në zjarr derisa të hapen guaskat. Duhen 6-10 minuta.
- Fikni zjarrin, hiqni lëngun e tepërt të gatimit dhe spërkatini me lëng limoni. Shërbejini menjëherë.
Post Views:
229