Ju mund ta njihni kolagjenin si një suplement ushqimor ose kozmetik.
Por çfarë është Kolagjeni ekzaktësisht dhe cili është roli i tij në trupin e njeriut?
Kolagjeni është proteina me sasinë më të madhe në organizmin e njeriut. Ai gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente.
Çfarë ndodh me artikulacionet kur pakësohet Kolagjeni? Prodhimi i Kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar. Me pakësimin e tij nis përdorimi i injeksioneve me acid hialuronik për të ndihmuar në lubrifikimin e artikulacioneve.
Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura.
Si ndikon pakësimi i Kolagjenit në lëkurën tonë?
Njihuni ndërkohë me ushqimet që përmbajnë Kolagjen dhe me suplementet e duhur ushqimorë.
Gjithçka në Hipokrati!
Sonte, ora 17:00!
Top Channel!
Top Channel