TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në bulevardin e Korçës ku çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra dhe lindin biznese të reja, përgjatë tij e në çdo rrugicë.
Rama siguroi se “këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan”.
Kryeministri vizitoi disa biznese bar-restorante, bujtina dhe hotele, të cilat janë ngritur thuajse përgjatë çdo rrugice në Korçë.
I shoqëruar nga drejtuesi i PS-së në qark, Niko Peleshi dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, Kryeministri pa nga afër ambientet e bizneseve të reja që janë ngritur së fundmi në Korçë.
Peleshi tha se “në çdo rrugicë ka të paktën 3-4 bujtina”.
Qytetarë të shumtë që ndodheshin në rrugët e Korçës, duartrokitën Kryeministrin ndërsa ecte përgjatë bulevardit të qytetit.
/m.m/r.e/