Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në mënyra të ndryshme. Tek gratë, diabeti mund të shfaqet në formën e infeksioneve dhe çekuilibrit hormonal që shpesh ndikojnë në sistemin riprodhues.
Edhe pse këto nuk mund të jenë një shenjë e sigurt e diabetit, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme.
Infeksion i traktit urinar
Shpesh diabeti ndikon në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet. Në këtë rast mund të bëjë që fshikëza e urinës të ketë probleme me zbrazjen e plotë, gjë që nganjëherë çon në infeksion të traktit urinar tek gratë. Ju mund të vini re një nevojë të vazhdueshme për të urinuar dhe një ndjesi djegieje sa herë që urinoni.
Sindroma e vezoreve policistike
Sindroma e vezoreve policistike është gjithashtu e lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2. Për shkak se kjo sindromë bën që trupi juaj të prodhojë më shumë insulinë, gjë që mund të ndikojë në shfaqjen e diabetit, veçanërisht tek gratë mbi 40 vjeç.
Simptomat E Përbashkëta Të Grave Dhe Burrave
Disa simptoma shfaqen njësoj si tek burrat dhe gratë janë :
-urinim i shpeshtë
-uri ose etje e vazhdueshme
-lodhje
-mpirje në duar ose këmbë
-shikim i paqartë
-humbje ekstreme e peshes
Nëse keni një histori familjare të diabetit ose nëse jeni diagnostikuar me prediabet, monitoroni nga afër sheqerin në gjak dhe kërkoni kontrolle të shpeshta me mjekun tuaj.
Diabeti Tek Gratë Shtatëzëna
Diabeti gjatë shtatëzanisë quhet ndryshe diabeti gestacional. Sipas mjekëve, ai shfaqet në tremujorin e dytë dhe testimi kryhet midis javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë. Diabeti gestacional mund të menaxhohet me një regjim të rregullt ushtrimesh dhe një regjim të shëndetshme ushqimor, megjithëse ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të merret edhe insulinë. Për sa kohë që gjendja trajtohet, rreziku i komplikimeve anësore gjatë shtatzanisë është i ulët. Megjithatë është e këshillueshme që edhe pas shtatëzanisë të monitoroni nivelin e sheqerit në gjak, pasi gratë me këtë lloj diabeti janë më të priruara për të zhvilluar diabet të tipit 2 edhe më vonë gjatë jetës. Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni diabet, sigurisht që duhet të kosultoheni me mjekun tuaj për të kryer analizat dhe trajtimin e nevojshëm./AgroWeb
Top Channel