Nga restaurimi i Amfiteatrit, te Porti i ri turistik/ Platforma e zhvillimit të turizmit në Durrës

spot_img

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama delaroi sot se investimet që po kryhen dhe ato që planifikohen në mandatin e tretë do të risin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar.

“Faktet flasin vet lidhur me ndryshimin e rëndësishëm që ka ndodhur në sektorin e turizmit, por të gjitha eksperiancat tuaja dhe gjithçka kemi arritur të dëgjojmë e mësojmë prej jush tregojnë shumë qartë që potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë ende shumë të mëdha”, tha kryeministri.

Kryeministri deklaroi se investimet që po kryhen dhe ato që planifikohen gjatë mandatit të tretë rrisin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar.

“Durrësin cilësohet si pika më e fortë e gravitetit të industries turistike në Shqipëri dhe ne mund të themi me plot gojën se me ndërhyrjet e rëndësishme që planifikojmë në këtë territor gjatë mandatit të tretë do të jenë një suport i jashtëzakonshëm për industrinë e turizmit, Këto ndërhyrje do të rrisin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar, arsyet për të ardhur në Shqipëri dhe patjetër mundësitë e të gjithë operatorëve turistikë për të patur një masë kritike më të rëndësishme klientësh që kërkojnë të vijnë dhe që kërkojnë të akomodohen në strukturat tona të mikpritjes”, shtoi Rama.

Rama, në takimin me operatorët turistikë të kësaj zone u ndal në disa prej projekteve që po zbatohen në këtë qytet.

“Ne sot kemi diskutuar për projektin e madh të ndërhyrjes në zonën historike-arkeologjike të Durrësit ku faktikisht nëse i referohemi shifrave për amfiteatrin kemi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, por nëse u referohemi mundësive që ka ajo zonë jemi vërtet larg arritjes së maksimumit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë se me ndërhyrjet që kemi planifikuar me rrjetin e aktorëve që janë përfshirë në këto ndërhyrje nga Bashkimi Europian në kuadrin e donacionit të rëndësishëm për periudhën pas tërmetit, te Fondi Amerikan i Zhvillimit, Qeveria dhe Bashkia, mund të bëjmë një transformim të rëndësishëm dhe të rrisim fuqinë e këtij magneti në zemër të Durrësit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri renditi amfiteatrin, muzealizimin e Torres, Velerën dhe Portin e ri turistik si platforma të zhvillimit të turizmit në këtë qytet.

“Restaurimi i mureve ka nisur në kuadrin e projektit të adresimit të pasojave të tërmetit nga BE dhe jemi në një fazë të avancuar të projektit të Amfiteatrit dhe lagjen përreth, ku janë një numër jo i vogël godinash që i shohim si një aset shumë i vlefshëm në funksion të kthimit të asaj lagje në një lagje historike e turistike, siç kemi bërë në Korçë apo në Vlorë. Po ashtu, me muzealizimin e Torres, përfundimin e Velerës dhe me fillimin e investimit të madh të portit të Durrësit, ku do të ndodh një spostim nga të gjitha pikëpamjet, ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, si dhe me projektin që po punojmë së bashku me bashkinë për shëtitoren, për lungomaren e re që do të përshkrojë plazhin e dhe do tu vijë në ndihmë të gjithë operatorëve, jam i bindur se krijojmë një platformë të re zhvillimi për sa i përket turizmit në radhë të parë“, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, vuri në dukje kryeministri, investimi në Porto Palermo do t’i ndryshojë edhe imazhin qytetit të Durrësit, që shpesh ka qenë subjekt i reportazheve në kanale televizive europiane.

“Mos harrojmë edhe faktin se Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e tij të turizmit dhe tërheqjen e më shumë turistëve sidomos atyre kategorive që janë turistë që shpenzojnë më shumë edhe si pasojë e një nami të tmerrshëm që ka patur për shkak të vatrës kancerogjene të plehrave në Porto Romano. Janë bërë disa kronika të tmerrshme e reportazhe të tmerrshëm për atë vatër në disa kanale televizive europiane dhe ato kanë dëmtuar shancet e qytetit për të patur më shumë turistë”, u shpreh rama.

Tanimë, tha ai, kjo i takon të shkuarës.

“Ne në vend të asaj vatre kancerogjene, tani po i japim formë një ecoparku të madh që do të jetë një atraksion i shtuar në ofertën e operatorëve turistikë do të ofrojë mundësi për të gjitha moshat, fëmijët e të rinjtë që janë, e pjesa që ka më shumë kërkesa për të lëvizur gjatë pasditeve apo fundjavave”, tha ai.

Më tej, Rama tha se edhe fakti Durrësi bëhet një qytet me një park të prodhimit të energjisë së diellit, falë investimit të kompanisë franceze “Voltalia” edhe faktit që Durrësi bëhet një qytet ku ndërthuren në mënyrë të veçantë e shkuara dhe e sotmja dhe e ardhmja me kaq shumë aspekte të profilit të vet dhe sidomos si rezultat i vendosjes në hartën e Mesdheut të njërit prej porteve janë ndihmë e punës së operatorëve turistik

Sipas kryeministrit, në këtë periudhë janë më shumë se trefishuar investimet në infrastrukturën hoteliere të vendit.

“Kemi më shumë se trefish struktura akomoduese dhe kërkesat për të ndërtuar hotele nuk pushojnë në vijën bregdetare që do të thotë se po shkojmë në drejtimin e duhur në këtë aspekt”, tha ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles