Nuk janë problem numrat e turistëve, nevojitet rritja e kualitetit të ofertës turistike

spot_img

TIRANË, 26 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “sot në Shqipëri nuk janë problem numrat e turistëve, por është e nevojshme të rrisim kualitetin e ofertës”.

Në një takim me operatorët turistikë në Durrës, Kryeministri Rama iu përgjigj shqetësimeve të tyre mbi problematika në fusha të ndryshme që lidhem me këtë sektor.

“Ne sot fatmirësisht kemi hyrë në fazë që nuk kemi problem numrat e tursitëve në kushte normale, po të heqim pandeminë. Operatorët serioz nuk kanë problem se hotelet kryesore po kërkojnë kapacitete shtesë. Pra nuk janë problem numrat por si ta rrisim kualitetin e ofertës”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për problemin që ndeshin qytetarët dhe turistët me transportin urban.

“Problemi i linjave urbane, siç e kemi parë dhe me Tiranën të paktën, duke nisur me eksperiencën time si kryetar bashkie është që linjat urbane janë lehtësisht të përmirësueshme, por problemi është i ksotos që kanë dhe çmimit që paguhet për biletën”, tha Rama.

Faktikisht në Tiranë, deklaroi ai, “përmirësimi është i paimagjinueshëm në krahasim me çfarë ka qenë në të kaluarën, ku gjithë qarkullimi bëhej me furgona”.

“I keni harruar, duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë, ishte një çmenduri e vërtetë. Dukej Unaza e Tiranës si lumë me sardele që ngjiteshin nëpër kutia e dilnin nga kutitë me rrota. Ishte tmerr, por është e lidhur me koston dhe me biletën që paguhet. Nuk e di konkretisht  si funksionon në linjën që përmendët është delikat shumë shërbimi i transportit publik, si urban edhe ndërurban, që ne se kemi, sepse është shumë sensitive në kosto”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “është e patolerueshme që të mos jetë perfekt kontakti i parë i turistit në pikën e parë kur hyn në Shqipëri”. “Ne do vazhdojmë të jemi të vëmendshëm se pavarësisht përmirësimeve nuk është e mundur të jetë gjithçka perfekt”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles