Dietologia Blerina Bombaj ka sqaruar deklaratën e saj ku shprehej se stërvitja me pesha parandalonte plakjen.
E ftuar në “Ftesë në 5”, u shpreh se nuk bëhet fjalë për pesha të rënda, por edhe pesha të lehta, apo stërvitje me vetë peshën e trupit. Ndër të tjera shtoi se kushdo që kërkon të bëjë stërvitje me pesha të rënda, nuk duhet ta bëjë pa instruktor palestre.
“Me kalimin e viteve, te trupi i gruas, por edhe i burrit, organizimi fillon dhe humbet masën muskulore, por edhe kockore. Kur duam të arrimë një mirëqenie fizike duhet të synojmë të ulim masën dhjamore dhe të rrisim atë muskulore.
Në adoleshencë jemi në kulmin e mirëqenies fizike, më pas kemi një periudhë stabiliteti dhe pastaj fillon rënia le të themi, ndryshimi është i dukshëm dhe fillon ai transformimi me ndryshimet hormonale. Humb masa muskulore dhe bie dhe energjia gjatë ditës.
Dhjami nuk është gjithmonë i keq, ka dhjamë të shëndetshëm, por edhe inflamator. Stërvitja me pesha, them se ti mund të bësh aktivitet fizik me peshin e trupit, apo pesha të vogla, për më shumë sigurisht që do t’i drejtohesh një instruktori në palestër. Ushtrohesh edhe me peshën e trupit tënd. Unë rekomandoj aktivitet fizike normale pa vënë në rrezik shëndetin. Nuk ke nevojë të marrësh instruktorë për të ngritur 1 kg pesha të vogla për krahët. Aktivitet normale që nuk e sforcojnë trupin. Për pesha më të mëdha, duhet patjetër një instruktor”, tha ajo.
Top Channel