Jetik për shëndetin/ Zbuloni sasinë dhe ushqimet nga ku mund të merrni magnezin

spot_img

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin. Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave.

Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal. Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve. Ju informojmë më poshtë mbi gjithçka duhet të dini për magnezin dhe rëndësinë e tij në organizëm.

Sa Magnez Ju Nevojitet?
Një grua ka nevojë për 310 miligramë magnez në ditë. Pas moshës 30 vjeçare, ajo ka nevojë për 320 mg në ditë. Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 400 miligramë në ditë.

A Jeni Duke Marrë Mjaftueshëm Magnez?
Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore siç janë diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe migrena. Njerëzit që pijnë alkol ose diabetikët kanë mungesë magnezi.

A Mund Ta Teproni Me Magnezin?
Nëse keni një organizëm të shëndetshëm, teprica e magnezit të marrë nëpërmjet ushqimit del nëpërmjet urinës. Megjithatë, teprica e magnezit shkakton të përziera dhe kontraktime. Në doza të larta, ky mineral mund t’ju sëmurë.

Vlerat Shëndetësore Të Magnezit
Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave. Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës.

Inflamacioni
Inflamacioni është një reagim i sistemit imunitar ndaj një dëmi potencial në organizëm. Në një kohë afatshkurtër, ndihmon organizmin të luftojë viruset, por në një kohë afatgjatë mund të shkaktojë probleme si sëmundjet e zemrës, diabet, artrit e të tjerë. Magnezi parandalon probleme të tilla.

Magnezi mbron zemrën
Magnezi ndihmon zemrën të pompojë gjak. Nivelet e duhura të këtij minerali zbusin gjasat e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, sëmundjet e zemrës ose atakun në zemër. Magnezi qetëson enët e gjakut dhe mban tensionin në nivele të ulëta. Ai ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë të gjakut.

Parandalon migrenën
Sipas të dhënave të AgroWeb.org magnezi ndihmon në bllokimin e dhimbjeve në tru dhe parandalon ngushtimin e enëve të gjakut. Nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez do të keni më shumë dhimbje të migrenës.

Shmang Diabetin
Magnezi ndihmon funksionimin e duhur të insulinës e cila ruan nivelet e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht, ky mineral shmang diabetin.

Ku Mund Ta Gjeni Magnezin
Arrorët dhe farat
AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni rregullisht bajame, fara kungulli, fara luledielli, kikirikë dhe fara lini. Përdorini në sallata dhe do të përfitoni yndyrna të shëndetshme, fibër dhe antioksidantë.

Drithërat e Plota
Shmangni bukën e bardhë dhe zgjidhni atë me drithëra të plota. Kjo bukë përmban fibër dhe magnez. Zgjidhni gjithashtu orizin kaf dhe tërshërën, që janë të pasura me magnez.

Avokado
Avokado është një burim i shkëlqyer i magnezit. Një racion përmban 44 miligramë magnez, yndyrna të shëndetshme, fibër dhe folat.

Barishtet
Në një racion prej 150 miligramë spinaq të gatuar do të përfitoni 150 miligramë. Barishte si spinaqi dhe të tjera të ngjashme janë të mbushura me kalçium, kalium, hekur, vitamina A, C dhe K. Bamja, është gjithashtu shumë e pasur me magnezi.

Fasulet
Fasulet janë një burim i pasur i magnezit, bashkë me qiqrrat dhe thjerrëzat. Me to mund të bëni gjella dhe sallata të ndryshme dhe të merrni një dozë ekstra të fibrës, proteinës, hekurit dhe zinkut.

Ndërveprimi i Magnezit Me Ilaçet
Konsultohuni me mjekun përpara se të merrni suplementë të magnezit. Disa ilaçe mund të vështirësojnë përthithjen e magnezit, ndërkohë që suplementët mund të pengojnë punën e antibiotikëve dhe ilaçeve të osteoporozës. /AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles