Kjo mund të jetë hera e parë që dëgjoni për këtë, por dietat e pasura me kolinë mund ta ndihmojnë trurin tuaj nga efektet e plakjes.
Nutrienti nga familja e vitaminave B është gjetur në ushqime si pula, vezët dhe peshku i ujërave të njelmëta, si dhe bimët bishtajore si fasulja.
Hulumtuesit në Universitetin e Bostonit kanë zbuluar që njerëzit të cilët konsumojnë shumë kolinë në dietat e tyre kanë performuar më mirë në testet e memories dhe kanë pasur më pak gjasa për të treguar ndryshime të trurit të lidhura me dementian.
Zbulimet u shtohen dëshmive që mënyra juaj e të ushqyerit mund të krijojë ndryshime në atë se si truri juaj plaket, tha hulumtuesja kryesore, dr. Rhoda Au.
Sidoqoftë, ajo ka paralajmëruar që asnjë nutrient të mos shikohet si ilaç magjik kundër dementias.
“Unë mendoj që mesazhi është të hahet shëndetshëm, dhe mbajtja e dietës së balancuar në moshën e mesme është e rëndësishme,” tha ajo.
Hulumtimet e mëhershme kanë zbuluar që dietat e stilit mesdhetar që përfshijnë peshk, perime dhe vaj ulliri mund të kenë efekt mbrojtës.
Për studimin e fundit, dr. Au ka hulumtuar rezultatet nga një studim i gjatë të shëndetit të zemrës.
Gati 1.400 të rritur të moshës 36 deri 83-vjeçare janë përgjigjur në pyetësorë të dietës në mes viteve 1991 dhe 1995. Pastaj, në mes viteve 1998 dhe 2001, ata u janë nënshtruar testeve të memories dhe aftësive tjera kognitive dhe kanë pasur skanime të trurit me rezonancë magnetike.
Studimi ka zbuluar që meshkujt dhe femrat në çerekun e sipërm të tabelës për konsumim të kolines kanë performuar më mirë në testet e memories se sa ata në çerekun e fundit.
Kjo ka mbetur kështu edhe kur kanë marrë parasysh faktorët që përfshijnë arsimin, yndyrat dhe konsumimin e kalorive.
Njerëzit me konsumim më të lartë të kolinës në fillim po ashtu kanë pasur më pak gjasa për të treguar zona të hiperintensitetit të materies së bardhë në skanimet e trurit me rezonancë magnetike.
Ato zona të lidhura me moshën është menduar të jenë shenjë e sëmundjes së enëve të gjakut në tru, çka mund të jetë shenjë e rrezikut të lartë nga gjakderdhja në tru, ose eventualisht dementia.
Dr. Au tha që njerëzit të cilët nuk kanë konsumuar shumë kolinë nuk do të vërenin “dallim të dukshëm” nga dita në ditë.
Sidoqoftë ajo tha që zbulimet sugjerojnë që njerëzit me konsumim më të ulët të kolinës kishin më shumë gjasa të jenë “në rrugë” drejt keqësimit mental se sa homologët e tyre me konsumime më të larta.
Edhe pse studimi përfundimisht nuk provon që kolina mbron memorien, ka arsye për të besuar që kolina ka rëndësi. Është shenjë paralajmëruese e acetilkolines kimike të trurit, që luan një rol kyç në kujtesë dhe funksionet tjera kognitve, nivelet e ulëta acetilkoline janë të lidhura me Alzheimerin.
Dr. Au ka konkluduar që hulumtime tjera janë të nevojshme në këtë fushë premtuese.
Ekspertët në mënyrë të përgjithshme kanë rekomanduar që meshkujt të konsumojnë 550 mg kolinë në ditë, ndërsa femrat duhen të konsumojnë 425 mg.