Në kuzhinë, në rastet më të shpeshta përdorim mëlmesa tradicionale, sepse ndikojnë pozitivisht për shëndetin. Në mënyrë që ta pasurojmë ushqimin tonë pa ndryshime drastike në shije ju ofrojmë disa nga mëlmesa në vijim:
Origano: për shumicën njihet si mëlmesë për pica. Përhapeni përdorimin saj në gjellët me oriz dhe perime. Si edhe shumica e bimëve mesdhetare, ka një ndikim antioksidues dhe antibakteriale.
Xhenxhefili: është i shkëlqyeshëm në supë. Në rast se ftoheni çaji nga xhenxhefili me limon është zgjidhja e duhur. Xhenxhefili po ashtu është i shëndetshëm dhe e forcon tej mase sistemin imun, si dhe ka efekt qetësues dhe ndikim antibakterial.
Këri: dhuron një shije ekzotike dhe pikante. Është një përzierje e rreth mëlmesave. Është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, magnezit, kaliumit, manganit dhe vitaminave K, E dhe B6.
Kanella: është e shkëlqyeshme për gjellët e ëmbla dhe lëngjet nga pemët. Ndikon mirë në sistemin e tretjes së ushqimit, ka ndikim kundër mikrobeve, përderisa në ushqim ndikon duke ulur sasinë e sheqerit në gjak.