Toptha me arra të bluara

spot_img

receta gatimi per pergaditjen e topthave me arra te bluaraNevojiten:

  • 100 gr gjalpë ,
  • 100-150 gr sheqer pluhur ,
  • 1 vezë (e freskët) ,
  • 150 gr çokollatë ,
  • 150 gr arra të bluara ,
  • 2 lugë supe rum ,
  • 50 gr arra të grimcuara ,
  • 50 gr bajame të grimcuara ,
  • 50 gr çokollatë e grimcuar.

150 gr çokollatë shkrihet mbi avull. Tundet gjalpi i zbutur me mikser. Shtohet sheqeri pluhur, veza dhe vazhdon tundja gjersa masa të bëhet e njëllojtë. Hidhet çokollata e shkrirë dhe e ftohur pak, rumi, si dhe arrat e bluara të cilat përzihen mirë gjersa masa të homogjenizohet. Futet në frigorifer ½ ore, pastaj nxirren me lugë të vogël dhe bëhen goglat me madhësi sipas dëshirës (afro 35 copë). Topthat kalohen në çokollatë, arra dhe bajame të gjitha të grimcuara.

Nëse topthat përgatiten në çast dhe brumi është pak i hollë, shtohet 1 lugë arra ose keks i bluar.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles