Ekspertët shëndetësorë kanë të drejtë kur qershitë i quajnë “ilaç nga natyra”, ngase janë burim i pasur me vitamina të cilat shtojnë forcën e organizmit, përmirësojnë tretjen si dhe përmirësojnë punën e zemrës.
Janë të pasura me pigmente të cilat parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe të celulitit.
Pigmentet forcojnë indin lidhës duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat lëkurën e bëjnë të duket më e vjetër. Pos se ndikon në dukjen, kjo pemë, falë acideve përmirëson punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit e me vetë këtë përmirëson edhe tretjen në përgjithësi.
Qershitë janë të pasura me vitamina C dhe zink që janë mjaft të rëndësishme në rezistimin e organizmit, pastaj me acid folik për të pasur një gjakrrjedhje dhe një zemër të shëndoshë.
Qershitë largojnë ujin tepricë nga organizmi, nxitin gjakrrjedhjen, si dhe aktivizojnë punën e mëlçisë dhe veshkave e po ashtu ndikojnë pozitivisht edhe në parandalimin e kariesit dhe problemet me mishin e dhëmbëve.