Nevojiten:
- 100 gr mjedra ,
- 100 gr pjepër ,
- 1 nektarinë ,
- 1 shegë ,
- 1 mollë ,
- 3 banane ,
- 1/5 kg pjeshka ,
- 50 gr rrush të zi ose qershia ,
- 2 limona ,
- 450 ml ujë ,
- 250 ml kompot pemësh të konservuara ,
- 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine ,
- 6 lugë sheqer.
Përgatitja:
Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur.