Nevojiten:
- 300 gr keksa të bluar ,
- 200 gr bajame,
- lajthi ose arra të bluara ,
- 200-300 gr sheqer ,
- 250 gr margarinë ,
- 200 gr çokollatë ,
- 1,5 dcl ujë ,
- Glazura: 100 gr çokollatë,
- 2 lugë vaj.
Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.