Përbërësit:
- 10 vezë të freskëta fshati ,
- 10 lugë sheqer ,
- 10 lugë miell.
Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.
- 1 kg sheqer ,
- 5 gota ujë,
- 1 qeskë sheqer vanilje ,
- 4 rrathë të hollë limoni.
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.