Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orë
Për 8 persona Nevojiten:
- 1.6 dl verë të ëmbël ,
- 5 të kuq të veve ,
- 60 g sheqer ajkë e ëmbël ,
- 1 lugë niseshte ,
- 300 g shllig,
- 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë),
- 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve ,
- 300 g sheqer pluhur,
- 250 g lajthi të fërguara ,
- 5 të bardhë të veve.
Përgatitja:
Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.
• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.
• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.
• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për t’u ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.
• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.
Ëmbëlsira zbukurohet me “lule” shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet.