Për 6 persona nevojiten:
- 600 g dardha ,
- 360 g miell misri,
- 900 ml qumësht ,
- gjalpë,
- 300 g sheqer ,
- 1 gotë e vogël konjak ose rum ,
- 2 kokrra lëkurë limoni ,
- kripë.
Gatimi:
1. Në një tenxhere zieni qumështin, shtojini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit, dhe pak kripë.
2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.
4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t’u pjekur për 15-20 minuta.
5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini përgjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.
6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe vendosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.
7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsi re, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.