Përbërësit:
-6 feta buke të thekura në tostierë (feta mesatare dhe buka të mos jetë e kripur)
Për shurupin:
-1 gjysmë filxhani ujë
-1 filxhan sheqer
Për pudingun:
-Gjysmë filxhan sheqer
-Gjysmë filxhani qumësht
-2 lugë gjellë miell
-4 lugë gjellë gjalpë
-1 vezë, të rrahur
-1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Për zbukurim: çdo lloj arre të copëtuar, kanellë
Përgatitja:
1. Vendosini fetat e bukës se thekur në një tepsi të qelqtë(formë katrore)
2. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin e i lëmë të marrin një valë. Nëse dëshironi të sherbeti mund të shtoni dhe lëkurë limoni ose portokalli dhe karafil kokërr. Kur të jetë gati lëkurën dhe karafilin i hiqni.
3. Hidheni sherbetin mbi fetat e bukës së thekur.
4. Në një tenxhere tjetër hidhni gjalpin dhe kaurdisni miellin në gjalpë, derisa të marrë një ngjyrë të artë por jo më të erret.
5. Shtoni qumështin, sheqerin dhe lerëni të marrë një vale për 2-3 minuta.
6. Shtoni në tenxhere dhe ekstraktin e vaniljes dhe vezën e rrahur. Trazoni shpesh dhe shpejt në mënyrë që të mos prishet veza.
7. Hiqeni pudingun nga zjarri dhe masën hidheni të tepsia ku keni shtruar fetat e bukës se thekur e të shërbetosur.
8. Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për 2-3 orë që të mpikset mirë e të ftohet.
9. Kur ta shërbeni zbukuroni me arra të copëtuara dhe kanellë.