Perbersit:
*1 disk Pandispanjë
*lëng nga 2-3 portokaj
*rreth 600 g fruta të stinës (pjepër, banane, qershi, pjeshkë, etj)
* 400 ml kremë qumështi
*3 lugë sheqer pudër
* liker
Për kremën e pastiçerisë nevojiten :
* 4 të verdha veze
* 2 doza vanilje
*4 lugë sheqer
*1 limon
*4 lugë miell
*350 ml qumësht
* 2 lugë të vogla gjalpë
* 80 kremë qumështi
Lani limonin dhe prisni një copë të madhe lëkure. Përgatitni kremën e pastiçerisë duke përzier të verdhat e vezëve, sheqerin, copën e lëkurës së limonit, miellin, qumështin dhe vaniljen. Lërini në zjarr të ngadaltë që të lidhen. Më pas shtoni gjalpin, lëreni kremën të ftohet, hiqni lëkurën e limonit dhe shtoni kremën e qumështit të rrahur. Lageni pandespanjën me lëng portokalli dhe vendoseni në një tas të madh. Mbulojeni me kremën a pastiçerisë dhe vendoseni tasin në frigorifer, të mbuluar me letër celofan. Një-dy orë para se ta servirni ëmbëlsirën, prisni hollë frutat, vendosini në një tas tjetër, lagini me liker, pudrosini me 2 lugë sheqer dhe përziejini mirë. Mbulojeni tasin me letër celofan dhe vendoseni në frigorifer. Rrihni kremën e qumështit dhe hidheni në qeskë pastiçerie me formë të dhëmbëzuar në fund, të cilën do ta vendosni edhe atë në frigorifer. Pak para se ta servirni ëmbëlsirën, hidhni frutat në tasin me pandispanjë. Mbulojeni me kremën e rrahur të qumështit dhe zbukurojeni me fruta.